SPIUNËT E TATIMEVE/Qeveria kthen 80-lekëshat, ja vendimi për informatorët

SPIUNËT E TATIMEVE/Qeveria kthen 80-lekëshat, ja vendimi për informatorët

61
0
Shares

Qeveria ka përgaditur një vendim sipas të cilit është ndarë një shtesë fondi në buxhetin e shtetit për spiunët. Bëhet fjalë pikërisht për informatorët sic konsiderohen në vendimin e qeverisë të cilët do të paguhen në kuadrin e aksionit kundër informalitetit.

Shuma që do të hidhet në këtë fond është 100 milionë lekë. Paratë do të përballohen nga buxheti i shtetit ndërkohë që këto para do të përdoren nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2015, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE

1. Ministrisë së Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, t’i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për shpenzime korrente, në programin “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”.

2. Ky fond të përdoret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për përballimin e shpenzimeve që kryhen në kuadër të nismës kundër informalitetit dhe që lidhen me:

a) shpërblimin e informatorëve të jashtëm, për shkeljet e dyshuara dhe të vërtetuara nga administrata tatimore në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale nga subjektet tatimpaguese;

b) blerjen e mallrave dhe shërbimeve, nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për verifikimin në vend të subjekteve tatimpaguese, për përdorimin e pajisjeve fiskale.

3. Rregullat e masa e shpërblimit të informatorëve dhe procedura e masa e shpenzimit për blerje të mallrave dhe shërbimeve në subjektet tatimpaguese, sipas shkronjave “a” e “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave.

4. Fondi, në shumën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, i shtuar sipas pikës 1, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Nuk ka munguar edhe reagimi i opozitës lidhur me këtë vendim që kapërcen të gjitha fantazitë. Një prej zyrtarëve të lartë të PD-së, Dritan Shano shkruan “Nene 2, pika a – po rikthehen 80 lekshat. hakmarrja selektive, personale, frika nga tjetri. u rikthye koha lkur shqiptaret ecnin syperdhe”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY