Një konflikt pronësie ka nxehur situatën në puntatën e fundit të rubrikës “Shihemi në gjyq” në “E Diela Shqiptare”. Dy vajza të një familjeje, e cila është në gjyq prej 20 vjetësh për një pronë në Vlorë, degjeneruan në dhunë, ndërsa ishin në seancën e ndërmjetësimit me Eni Çobanin. Ngjarja i la të gjithë pa fjalë, ndërsa Eni tregon në një intervistë për “GSH” të pathënat e historisë, frikën për një krim të mundshëm në familje, apo edhe dyshimet se situata mund të tejkalonte cakun.
“Njerëzit janë gjaknxehtë, u janë bërë nervat tel. Nuk flasim më për njerëz të qetë, ata nuk e marrin dot me qetësi këtë situatë, sepse këta vuajnë për bukën e gojës dhe, nga ana tjetër, kemi milionerë me 7 pallate. Jetojnë në diferenca të mëdha, ndërkohë që prona është e përbashkët dhe e gëzon vetëm një prej tyre. Si mund të parashikojmë çfarë mund të ndodhi?! Madje, unë dua t’i vë në dijeni të gjithë, që çdo gjë mund të ndodhë, por unë uroj që kurrë të mos ndodhë. Ne duhet të marrim masa, ta parandalojmë të keqen; ky është motivimi im, ky është objektivi im”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/