Reforma në drejtësi, Komisioni Venecias fton edhe PD për të dhënë opinion

Reforma në drejtësi, Komisioni Venecias fton edhe PD për të dhënë opinion

55
0
Shares

Konfirmohet mbërritja në Komisionin e Venecias edhe e opinionit të PD për reformën në drejtësi. Komisioni i Venecias do të konsultohet edhe me PD për ndryshimet kushtetuese. Deputeti Eduard Halimi është thirrur në takim në javën e parë të nëntorit
Me këtë ftesë, bëhet e ditur se ky komision nuk do të thërrasë vetëm, Fatmir Xhafajan,  kryetarin e Komisionit për Reformën në Drejtësi për paketën e ndryshimeve kushtetuese, një takim që pritet të bëhet gjatë fundjavës.
Në javën e parë të nëntorit, sipas kësaj, shkrese Komisioni i Venecias do të thërrasë edhe nënkryetarin e demokrat Eduart Halimi. Halimi i kishte kërkuar më herët komisionit publikimin në faqe të opinionit të ekspertëve të opozitës, i cili përmban dhjetëra komente dhe pyetje mbi amendamentet kushtetuese të përgatitura nga Komisioni i Reformës në Drejtësi pa praninë e demokratëve.
Pas kësaj kërkese ka ardhur edhe përgjigja e Venecias ku është pranuar si dhe është vendosur një takim në javën e parë të nëntorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY