Ministri e Jashtme parashikon që javët e ardhshme të rritet fluksi i refugjatëve nga lindja që mund të përdorin vendin tonë si transit. Zëvendësministri i Jashtëm Selim Belortaja ndërsa paralajmëroi një gjë të tillë, njoftoi masat e marra deri tani dhe kërkoi më shumë vëmendje për suportin financiar të situatës.
“Edhe ne po hyjmë në situatën e menaxhimit të krizës së refugjatëve. Vendi ynë ende nuk është goditur nga kjo valë refugjatësh, ndryshe nga Serbia e Maqedonia. Shumë shpejt, me ardhjen e dimrit dhe me shtrëngimin e masave të kufijve fqinjë, Shqipëria mund të preket nga fluksi i shtuar i emigrantëve. Jemi të detyruar të marrim masa për javët e ardhshme. Mund të përdorin Shqipërinë për të kaluar drejt Italisë. Masa kryesore është plani i emergjencës që përmban elementët potencialë nga logjistike tek ato financiare e njerëzore. Kemi organizuar disa takime organizime edhe me prefekturat për qendrat më të përshtatshme ku mund të vendosen refugjatët kryesisht në jug dhe në lindje. Është forcuar kufiri i gjelbër. Kemi shkurtuar procedurën e riatdhesimit të atyre që s kanë arsye azili. Kemi marrë masa për pajisjen me dokumente të azilkërkuesve me drejtorinë e emigracionit. E rëndësishme është adresimi financiar”, u shpreh Belortaja sot në komisionin e Jashtëm në një seancë dëgjimore për azilkërkuesit shqiptarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/