Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën rishpërndarjen e fondeve nga buxheti i shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti politike ka marrë.
Sipas KQZ-së, deri tani, janë 17 parti politike të cilat ende nuk kanë kthyer paratë në buxhetin e shtetit. Në zbatim të nenit 87 të Kodit Zgjedhor, partitë politike që kanë fituar jo më pak se 0.5% të votave të vlefshme në shkallë vendi, në zgjedhjet e datës 21 Qershor dhe që kanë marrë paradhënie më shumë fonde se llogaritja përfundimtare e bërë nga KQZ në vendimin nr. 967 të datës 10.08.2015, duhet të kthejnë fondet në buxhetin e shtetit,- theksoi Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ-së. Mes partive politike që duhet të kthejnë fonde janë edhe partitë e Paskal Milos, Fatmir Mediut e Lufter Xhuvelit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike ju bën apel partive politike, që të zbatojnë Kodin Zgjedhor dhe të kthejnë fondet e buxhetit të shtetit brenda datës 10 Nentor 2015, pasi në të kundërt këto parti humbasin të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet dhe nuk do të regjistrohen më si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, as vetëm e as si pjesëtare e ndonjë koalicioni,- theksohet në deklarata.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/