Xiao Juguo është 29 vjeç dhe i ka kaluar vitet e fundit duke punuar si një imitues profesionist. Por ai përvec talentit ka një avantazh, ngjashmërinë e madhe me presidentin Barack Obama.
“Një ditë shkova të prisja flokët për shkak të vapës së madhe dhe një nga kolegët e mi, i cili ndiqte çdo gjë që kishte të bënte me Obamën, më tha se i ngjaja shumë Presidentit të Amerikës, në fakt unë nuk ia kisha idenë më të vogël se kush ishte ai”, shprehet 29-vjeçari.
Që nga ajo kohë, djaloshi përdor imazhin e tij në hapjet e kompanive të mëdha, festave të korporatave apo ceremonive private duke u paguar rreth 1500 dollarë për çdo shfaqje, e cila zgjat vetëm 10 minuta.
“Nuk flas mirë anglisht kështu që bëj sikur flas”, ka thënë Xiao. “Duket si një e folur si ajo e shumë njerëzve që nuk dinë anglisht edhe pse tingëllon si e tillë, por në të vërtetë unë nuk ja kam idenë së çfarë them”, ka thënë ai.
Xiao ka shtuar se në çdo fjalim ai merr me vete një asistent, i cili bën përkthimin në gjuhën kineze.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/