Ilir Beqaj hesht dhe rri ende në zyrë, fitimet i rriten nga...

Ilir Beqaj hesht dhe rri ende në zyrë, fitimet i rriten nga buxheti i shtetit

68
0
Shares

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka denoncuar sërish sot, ministrin e Shëndetësisë, duke e “klasifikuar” atë si “kampion të korrupsionit.
“Beqaj tha sot se është ministër i sëmundjeve. Po!!! Është ministri i sëmundjes madje kampioni i sëmundjes më të rëndë për një shtet dhe shoqëri demokratike. Është ministri kampion i korrupsionit dhe i grabitjes së taksave të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Vokshi në një deklaratë për mediat.
Sipas deputetes së PD-së, ministri vazhdon të rri në zyrën e tij dhe të heshtë përballë akuzave, ndërsa llogaritë e tij personale, rriten, nga paratë e buxhetit të shtetit.
“Ministri hesht,  edhe pse është në akuzë si përfitues direkt i fondeve publike që kapin shumën e 11 milionë dollarëve. Ministri hesht dhe nuk jep përgjigje pse kompania e tij Infotech në 22 muaj ka fituar 28 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar asnjë proces tenderi. 14 tendera ne 7 muajt e vitit 2015. Dy tendera në muaj. Por nuk mbaron këtu. Ai ka përfituar miliona edhe nga nënkontraktime në këmbim të koncesioneve dhe tenderave korruptivë e abuzivë të dhënë prej tij klientëve dhe sponsorëve të tij dhe të Ramës. Ministri rri ende në zyrë ndërsa buxheti i shtetit kalon në llogarinë e tij personale, të kamufluar përmes kompanisë, që rrit fitimin e dukshëm për dy vite që ai mban postin ministrit me 100 milion lekë të reja”, shtoi Vokshi.
albana vokshi11Duke adresuar pyetjen se, “deri kur do të vazhdojnë pazaret e Ministrit dhe Kryeministrit me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve?”, deputetja e PD-së rendit një sërë përfitimesh që mund të arriheshin, me fitimet e kompanisë së ministrit të shëndetësisë,nga fondet e buxhetit të shtetit.
“Me 11 milion dollarë fitime të kompanisë tuaj, zoti ministër mund të ishin ndërtuar plot 450 qendra shëndetësore, anembanë Shqipërisë. Me 11 milion dollarë mund të ishin ngritur 15 shkolla moderne me standarde te larta. Me 11 milion dollarë mund të ishin furnizuar të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore dhe ato spitalore. Me 11 milion dollarë mund të ushqeheshin 184 mijë familje në nevojë, që ju i mohoni pensionin social. Ndërkohë  seriali i skandaleve në shëndetësinë  falas të Rama-Beqaj vazhdon. Reparti i oksigjenimit në QSUT po shkrihet, psikologët po pushohen nga puna, reparti i trauma po zhvendoset në një ambient tjetër. Siç duket ministri po përgatit tenderin e radhës për shërbim koncensionar.  Mbi 40 punonjës të QSUT kanë marrë këto ditë fletëthirrjet për ndërprerjen e kontratave të punës. Sepse për këtë pushtet, për këtë qeveri, taktika e fshehjes së korrupsionit duhet të ecë paralel me kërcënimin e bukës së gojës”, u shpreh më tej Albana Vokshi.
Duke ripërsëritur kërkesën për dorëheqje, deputetja demokrat ju bëri apel punonjësve të shëndetësi, të denoncojnë abuzimet, si edhe të mos lejojnë krimet në shëndetësi.
“Partia Demokratike i bën thirrje personelit mjekësor, që me përgjegjësi profesionale të denoncojnë abuzimet dhe të mos lejojnë krimet në shëndetësi.  Ministri i tenderave të japë dorëheqjen ! Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të fillojë e të hetojë të gjitha dosje e korrupsionit në shëndetësi”, përfundon denoncimi i Alban Vokshit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY