Fleckenstein sot në Tiranë pa afate, por me optimizmin se një ditë...

Fleckenstein sot në Tiranë pa afate, por me optimizmin se një ditë Shqipëria do të jetë në BE

52
0
Shares

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein viziton sot Shqipërinë. Ai do të qëndrojnë në vendin tonë deri të shtunën, një vizitë 4 ditore e cila do të jetë e ngjeshur me takime me kryeministrin Edi Rama, pjesëtarë të tjerë të mazhorancës si dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fleckenstein përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ku shpreh përshtypjet e tij të mira mbi Shqipërinë.
flk“Do të jem sërish në Shqipëri dhe do të qëndroj deri të shtunën. Jam i lumtur që do të takoj shumë miq të mirë. Më pëlqen ky vend, edhe pse ka ende shumë për të bërë. Por ne të gjithë e dimë, dita do të vijë, kur ne të gjithë të jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian. Do të takoj liderët e qeverisë dhe të opozitës, artistë dhe gazetarë dhe do të qëndroj në “Sheraton”. Gëzohem që po shkoj në Shqipëri”, shkruan në “Facebook” raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.
Vizita e Knut Fleckenstein në vendin tonë vjen në prag të progres-raportit të PE-së për ecurinë e 5 prioriteteve të caktuara nga Komisionit Evropian, përmbushja e të cilave do ta çonte Shqipërinë drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por vetë ministrja shqiptare e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur se këtë proces Shqipëria do ta kalojë me sukses në progres-raportin e vitit të ardhshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY