Fier, kapet 121 kg kanabis, me destinacion Italinë

Fier, kapet 121 kg kanabis, me destinacion Italinë

106
0
Shares

Një tjetër aktivitet kriminal i trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike është goditur ditën e djeshme. Policia e Fierit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Kufirin dhe Migracionin Vlorë kanë sekuestruar 121 kg kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga dhe dy trafikantët e drogës. Të arrestuarit janë Bektash dhe Ervis Isufaj, 57 dhe 27 vjeç, banues në fshatin Martin.

“Më datën 20.10.2015. rreth ores 13:00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Bektash Isufaj dhe Ervis Isufaj, e cila ndodhet në fshatin “Martin” Levan , janë gjetur 10 thasë brenda të cilave ndodheshin 121 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa” bën me dije policia.

Sipas bluve, dy të arrestuarit do ta dërgonin lëndën narkotike drejtë Italisë nëpërmjet detit me mjet lundrues. Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim të lëndëve Narkotike të mbetur në tentative të kryer në bashkëpunim”.

unnamed-18

unnamed21-655x356

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY