Organizatat kriminale shqiptare janë të përfshira në trafikun ilegal të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Ky fakt konfirmohet nga raporti më i fundit i “Europol”, Organizata e Policive Evropiane, e cila ka bërë publik shifrat e viteve 2013-2014 të kalimit të paligjshëm të kufijve në vendet e BE-së.
Sipas këtij raporti, rezulton se përgjatë viteve 2013-2014, grupet kriminale kanë trafikuar 200 shtetas shqiptarë drejt Francës dhe Britanisë së Madhe. Disa prej anëtarëve të grupeve kriminale të drejtuar nga shqiptarët në trafikun e qenieve njerëzore, të cilët trafikojnë drejt Anglisë bashkëkombësit e tyre janë arrestuar dhe proceduar penalisht. Këto operacione sipas raportit janë kryer në bashkëpunim me hetuesit francez, anglez dhe shqiptar.
Duke u ndalur te numri total i emigrantëve të trafikuar drejt vendeve të BE-s raporti bën publik shifrën, e cila vetëm përgjatë një viti 2013 – 2014 është rritur në 332 % krahasuar me 2012 – 2013.
Por si kanë kaluar ilegalisht 200 shqiptarët drejt Anglisë?
Anglia është vend i Bashkimit Evropian por nuk aplikon lëvizjen e lirë në zonën “Shengen” dhe sipas raportit të “Europol” trafikantët kanë shfrytëzuar lëvizjen pa viza deri në Francë e më pas në rrugë ilegale kryesisht tokësore nëpër kamionë mallrash i kanë dërguar në Angli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/