Mediat në Greqi shkruajnë se është gjetur dyfeku mbi 200-vjeçar i Ali Pashë Tepelenës, themeluesit të Pashallëkut të Janinës.
Dyfeku, i cili është i punuar me ar dhe argjend, daton në vitin 1804, kur Ali Pashë Tepelena ishte 64 vjeç.
Mediat greke shkruajnë se dyfekun e kishte një familje e vjetër nga Janina, e cila u zhvendos në Athinë në vitet ’30-të.
Por vetëm kohët e fundit është bërë me dije se dyfeku i përkiste Ali Pashë Tepelënës. Momentalisht, dyfeku i Ali Pashës gjendet në Muzeun Historik të Athinës.
Sipas drejtorit të Muzeut të Janinës, Fotis Rapakousis, po bëhen gati të gjitha procedurat që dyfeku i Ali Pashës të dërgohet në shtëpinë e tij muze në ishullin e Liqenit të Janinës.
Familja greke që kishte dyfekun e Ali Pashës, ka patur lidhje të ngushta me pashain e Janinës. Dyfeku do të dërgohet para 24 nëntorit në shtëpinë muze të Ali Pashës, aty ku ai u vra më 24 janar të vitit 1822.
Më 24 nëntor, do të mbahet edhe ceremonia e rastit për sjelljen e dyfekut të Ali Pashës në Shtëpinë e tij Muze në ishullin e Liqenit të Janinës, shkruan panorama.com.al.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/