Dy befasitë e De Biasit për vjeshtën

Dy befasitë e De Biasit për vjeshtën

61
0
Shares

Trajneri i Kombëtares shqiptare De Biasi ka ndërmend surpriza të reja për tifozët e kombëtares. Italiani në një bisedë për “Gazzetta dello Sport” ka thënë se Rei Manaj do të ftohet për miqësoren e nëntorit që kuqezinjtë do të luajnë. Ky është një shans shumë i mirë për Manaj që të tregojë vlerat e tij dhe në Kombëtaren e Madhe.

Ndërkaq mediat belge kanë shkruar se edhe Adnan Januzaj mund të luajë për Shqipërinë. Ai luan aktualisht me Borussia Dortmundin, por suksesi i Kombëtares shqiptare me kualifikimin në Europian mund të shërbejë si karrem.

Jonuzaj konsiderohet si një ndër yjet e futbollit evropian. Traineri De Biasi dhe FSHF kërkuan përfshirjen e tij në kombëtare dy vjet më parë por familja e tij që edhe menaxhon futbollistin refuzoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY