DEBATET NË PS/ Ironia e Tahirit: Nuk do të shtyjmë kongresin pse...

DEBATET NË PS/ Ironia e Tahirit: Nuk do të shtyjmë kongresin pse këtë e do Koço

66
0
Shares

Kryeministri Rama ka propozuar dje shtyrjen me dy muaj të kongresit zgjedhor të PS-së, që është vendosur të mbahet në muajin janar. Në fakt ky propozim ishte një konfirmim i një të tilli që më herët kishte artikuluar Koço Kokëdhima.
Ky propozim i kreut të Partisë Socialiste vjen pas një mbledhjeje të tensionuar të zhvilluar ditën e shtunë me koordinatorin e qarqeve Vlorë-Gjirokastër dhe deputetëve të tyre, ku deputeti Koço Kokëdhima kishte kërkuar shtyrjen e kongresit. Por Rama ka marrë kundërshtimin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi dhe të disa prej ministrave të pranishëm në këtë takim.
Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit të punës për zgjedhjet, të cilin Kryeministri e mblodhi një ditë me vonesë për shkak se e hëna ishte pushim, kryetari i Partisë Socialiste i propozoi këtij grupi mundësinë e shtyrjes së kongresit me justifikimin se riorganizimi i partisë dhe zgjedhjet e brendshme të saj nuk po ecin me ritmin e parashikuar nga Asambleja Kombëtare, e mbledhur në muajin korrik.
Mësohet se Ruçi, i pyetur nga kryesocialisti Rama se ç’mendon për shtyrjen e kongresit të PS-së, është shprehur se “s’kam asnjë mendim për sa kohë ju dhe Koçoja e keni diskutuar dhe vendosur për kongresin”.
Nuk ka kaluar me kaq, por Ruçi është mbështetur dhe nga ministrat. Të pranishëm në këtë grup pune, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi kanë dalë kundër këtij propozimi.
“Nuk do të shtyjmë kongresin e partisë, që e ka vendosur Asambleja Kombëtare, pse këtë e do Koçua”, mësohet të jetë shprehur ministri i Brendshëm Tahiri, i cili është mbështetur edhe nga Bushati dhe Klosi.
I befasuar nga këto qëndrime, Rama ka kërkuar që propozimi i tij të diskutohet në takimin e zgjeruar që do të zhvillohet ditën e premte në selinë e Partisë Socialiste me të gjithë koordinatorët organizativë, që ai ka emëruar në gjashtë rajonet e vendit.
Në mbledhjen e përjavshme, ishin të pranishëm kryesocialisti Rama, kryetari i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, koordinatorët rajonalë Sajmir Tahiri, Koço Kokëdhima, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Taulant Balla dhe krybashkiakët Erjon Veliaj, Dritan Leli dhe Vangjush Dako.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY