Ne foto, deputeti Mark Frroku gjate mbledhjes me dyer te mbyllyra te Keshillit te Mandateve
Kuvendi nuk ia doli që të propozonte heqjen e mandatit të deputetit në burg Mark Frroku. Këshilli i Mandateve do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar mungesën 6 mujore të Frrokut nëse ka qenë me arsye apo pa arsye.
Sipas avokatit të deputetit, Saimir Visha tha se u vendos që Këshilli i Mandateve nuk mund të bëjë interpretimin e Kushtetutës. Atë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese, prandaj kërkuam që ai ta marrë pjesë në parlament.
Kërkesa duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi deputeti Mark Frroku nuk ka masë ndaluese për të. Bëhet fjalë për nenin 71 të Kushtetutës i cili shprehet rreth mungesës pa arsye të deputetëve pa arsye. Gjykata Kushtetuese do të interpretojë se cili rast përbën mungesë pa arsye në Parlament.
Avokati Visha tha se deputeti Frroku nuk bën mungesë pa arsye por me arsye për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë që e ka lënë atë në arrest me burg. Ai solli në vëmendjen e deputetëve faktin se edhe deputetët të burgosur në Greqi të Agimit të Artë marrin pjesë në Parlament.
Në këshill ka folur edhe deputeti Frroku i cili ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se shumë shpejt do të ketë një vendim pozitiv për të nga gjykata belge.
Ndërkohë në fillim të mbledhjes së Këshillit, Ilir Meta tha se sot është dorëzuar dorëheqja zyrtare e deputetit Arben Ndoka pranë kryesisë së Kuvendit, gjë që i miratua edhe nga këshilli i Mandateve. Në fakt Ndoka e ka dorëzuar dorëheqjen që prej një muaji.
Deputeti i PD-së, Arben Ristani tha se deputeti Arben Ndoka nuk do të jetë më pjesë e Parlamenti të Shqipërisë dhe dorëheqja e tij doli nga sirtarët pas këmbënguljes së opozitës. Për Frrokun, Ristani tha se u vendos nga mazhoranca që cështja të shkonte në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse mund të zgjidhej edhe nga Parlamenti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/