Drejtori i Aluiznit ka hedhur poshte akuzat e opozites ne lidhje me tenderat fiktive qe ka kryer agjencia kohet e fundit por ne te njejten kohe ka refuzuar nje debat te mundshem me akuzuesit. Kur gazetarja Eni Vasili e pyeti Lamen nese do te dilte ne debat me Malltezin ai tha se debat do te bente vetem pa kamera.
Opozita ju akuzon se një nga tenderët e ka fituar bashkëshorti i drejtoreshës?
Është turp të merresh me këto. Nuk është absolutisht e vërtetë.
Asnjë bashkëshort drejtoreshe nuk ka fituar tender?
Nuk ka asnjë konflikt interesi në këto tenderë dhe nuk ka asnjë bashkëshort drejtoreshe që ka fituar tender.
Ju akuzojnë se firma për Tiranën është pa personel, është fiktive
Nuk e kuptoj këtë. Ta marrim Jamarbërin në tel.
Mund të dilni në debat me Jamarbërin?
Pupuuuu! Debati bëhet normal kur heq kamerat. Po nxore kamerat ti dëgjon marrëzira.
Unë jam Artan Lame dhe kam vetëm fytyrën time në lojë. Unë ha bukë vetëm me fytyrën time. Nuk ka tërbim më të madh se sa zonën që e quanin thesarin e tyre po shkojmë ta legalizojmë ne. Opozita ja arriti qëllimit, duke paralizuar institucionin për 1 javë punë dhe ma bënë mua pis fytyrën.
Unë shpjegohem para qytetarëve me rezultatet e punës. Me letra shpjegohem para Prokurorisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/