SKANDAL/ Shefin e kabinetit të Ditmir Bushatit e thërret Greqia për ushtar

SKANDAL/ Shefin e kabinetit të Ditmir Bushatit e thërret Greqia për ushtar

686
0
Shares

Një tjetër skandal ka shpërthyer në radhët e ministrave të kësaj qeverie. Këtë radhë skandali ka “trokitur” në ministrinë e Jashtme. Shefi i kabinetit të ministrit Ditmir Bushati, Pirro Vëngu rezulton të ketë pasaportë greke.
Kjo ka të mirën dhe të keqen e saj. Vëngu është qytetar europian përpara të gjithë shqiptarëve duke qenë se ka një pasaportë të një vendi të BE-së, por ka edhe të keqe.
Prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
pirro venguVëngu është rreth 25 vjeç dhe sipas ligjit të shtetit fqinj ky shërbim kryhet deri në moshën 40 vjeçare.
Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore.
Vëngu është prej 2 vjetësh në detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm dhe ka për detyrë të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që kalojnë nga drejtorët te Ministri.
Shefi i kabinetit, si pozicion, ka për detyrë të kontrollojë dhe koordinojë axhendën e ministrit dhe të këshilltarëve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY