Prokuroria e Tiranës nuk do të regjistrojë procedim penal për letrën e adresuar institucioneve nga Baba Taku, kreu i Komisionit të Sigurisë, në të cilën njoftonte se deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri Dritan Prifti po tentonin të destabilizonin vendin.
Sipas një burimi pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ky vendim është marrë pas verifikimeve të kryera për këtë çështje, e cila shkaktoi bujë. Por ndërsa letra e Spartak Brahos u përcoll nga Prokurori i Përgjithshëm te prokurorë të njësisë Task Force që po hetojnë dosjen CEZ-DIA e për rrjedhim kanë nën hetim edhe administratorin Kastriot Ismailaj, menjëherë prokuroria dërgoi për të pyetur personazhet që përmendeshin në letër.
Së pari, në prokurori ishin deputeti Tom Doshi dhe bashkëshortja e Ismailajt, Vojsava Ismailaj, për të cilën pretendohej në letër se ishte kërcënuar me qëllim që ajo të influenconte tek bashkëshorti për të përmendur emrin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Në polici ishte edhe ish-ministri Prifti, ndërsa që të tre ata pohuan se këto të dhëna të letrës nuk ishin të vërteta. I fundit që u pyet ishte Spartak Braho, i cili nuk konfirmoi para prokurorisë se nga i kishte siguruar këto informacione, ndërsa nuk hodhi dritë mbi asnjë fakt tjetër përpos të dhënave në letër.
Prokuroria e Përgjithshme thotë në rrugë jozyrtare se verifikimet nisën për të ndihmuar prokurorët që të gjenin të dhëna shtesë për dosjen CEZ-DIA, të dhëna të cilat në fakt nuk u gjetën.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Baba Taku ju shkruan baballarëve të Kombit: Skenari për kryqëzimin e Metës po çon vendin drejt destabilizimit
/web/Baba_Taku_ju_shkruan_baballareve_te_Kombit_Skenari_per_kryqezimin_e_Metes_po_con_vendin_drejt_destabilizimit_7700_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/