Prokuroria gati sekuestrimin e pasurive biznesmenëve të arrestuar për drogë në Durrës

Prokuroria gati sekuestrimin e pasurive biznesmenëve të arrestuar për drogë në Durrës

52
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda nis hetimin pasuror për 7 të arrestuarit e laboratorit të drogës në Durrës.
ABC News ka mësuar se në bazë të ligjit Antimafia, prokuroria ka nis hetimin pasuror për biznesmenët e arrestuar për trafik droge në Durrës. Sipas akuzës, për llogari të këtij hetimi, prokuroria i është drejtuar të gjithë bankave të nivelit të dytë në vend, QKR-së dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të identifikojnë pasurit e të arrestuarve. Krahas verifikimit të llogarive bankare, bizneseve të mundshme dhe pronave, mësohet se prokuroria kërkon edhe verifikimin e pasurisë së personave të afërm të të arrestuarve.
Hetuesit thonë, se nga informacioni paraprak, që policia e shtetit ka disponuar, rezulton se tre nga të arrestuarit, Ajet Sulaj, Pajtim Braçaj dhe Bejto Kotaj figurojnë pronar, administrator dhe aksioner në biznese të ndryshme, si hotelieri turizëm e hidrokarbure. Me identifikimin e pasurisë dhe pronave të mundshme që disponojnë të arrestuarit e familjarët e tyre, do të verifikohen nëse ndonjë nga këto biznese janë ngritur me parat e paligjshme të siguruara nga trafiku i drogës. Prokurorët thonë, se nëse identifikohet ndonjë pasuri e tillë, ato llogari bankare apo prona do të sekuestrohen. Hetuesit thonë, se në bazë të ligjit antimafia, barra e provës i takon të dyshuarit, i cili nëse nuk justifikon pasurinë e bizneset e ngritura, ato prona kalojnë në favor të shtetit pas një procesi gjyqësor.
Prokuroria pak ditë më parë, finalizoi me arrestimin e 7 personave dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim, hetimin e nisur që në muajin qershor të këtij viti. Sipas akuzës, dyshohet se të arrestuarit Qerim e Lutfi Xeka dhe Bejto Kotaj siguronin dhe blinin lëndë narkotike në zonën e Shkodrës dhe malësisë së Krujës dhe më pas me ndihmën e të dyshuarit Ajet Sulaj, kjo sasi droge transportohej nga të dyshuarit Pajtim Braçaj dhe Festim Xhelilaj që e dërgonin në vilën që ndodhet në Durrës. Në këtë vilë, ajo përpunohej dhe paketohej nga dy vëllezërit Pashollari tashmë të shpallur në kërkim. Prokuroria pretendon se të gjitha veprimet e të dyshuarve janë përgjuar, vëzhguar dhe filmuar deri në momentin e arrestimit. Hetuesit thonë se është dokumentuar se të dyshuarit në 4 raste kanë siguruar e blerë lëndën narkotike të cilën e kanë transportuar drejt Durrësit nga ku do të trafikohej drejt shteteve fqinje, si Greqi e Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY