Sot pasdite pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve Rregullores dhe Imunitetit për të diskutuar mbi mandatin e Mark Frrokut si deputet, i cili ka munguar prej 6 muajsh në Kuvend.
Mbledhja do të mbahet në 18:00 dhe interpretimi që Këshilli do ti bëjë kërkesës është nëse Frrokurt do ti hiqet mandati, apo mungesa e tij do të quhet e justifikuar.
Një ditë më parë, Gjykata në Belgjikë shtyu seancën gjyqësore ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku.
Shkak për këtë vendim sipas deputetit Frroku është bërë mungesa e prokurorit të çështjes.
Deputeti i parlamentit shqiptar akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit me 5 mars të 1999 në një stacion treni në Bruksel.
Frroku ishte dënuar me 10 vjet burg, por çështja u kthye për rigjykim pas ankimimit të avokatëve për shkeljet procedurale.
Kurti mendohet se shoqërohej nga një vajzë me inicialet L. A., e cila shfrytëzohej për prostitucion nga njëri prej vëllezërve të tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/