FOTO/ Një “shtëpi” për minorenët e dënuar brenda burgut të Kavajës

FOTO/ Një “shtëpi” për minorenët e dënuar brenda burgut të Kavajës

450
0
Shares

“Një shtëpi” brenda në burg, ku të ndjejnë ngrohtësinë familjare dhe të shpenzojnë më shumë kohë me prindërit dhe të afërmit e tjerë, është ky projekti më i ri në burgjet shqiptare. Një folezë e tillë e para e këtij lloji është inauguruar në burgun e të miturve në Kavajë.
shtepia 5Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me organizatën “Save the Children” organizuan ceremoninë e inaugurimit të ambientit të ri të takimeve në Institutin e të Miturve Kavajë. Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zotaj, tha se ky mjedis që i ngjan një shtëpie, synon t’u rikujtojë të miturve atmosferën e ngrohtë familjare, duke ndihmuar psikologjikisht në kapërcimin e vështirësive që lidhen me kufizimin e lirisë.
shtepia burg2“Të kujtojnë fëmijët dashurinë tuaj dhe të mbani kontakte. Kujtdo mund t’i ndodhë të bëjë gabime, por e rëndësishme është të mos humbasë dashuria për fëmijën e për familjen”, u shpreh Zotaj.
shtepia burg3Drejtoresha e organizatës “Save the Children”, Anila Meço, e vuri theksin te rëndësia që ka ndërtimi i këtyre ambienteve për të ndihmuar fëmijët që vuajnë dënimin në institucionet e të miturve. Prindërit u shprehen se për asnjë moment e në asnjë rrethanë nuk i kanë braktisur fëmijët e tyre pavarësisht gabimit që ata kanë bërë.
Ambienti brenda në burg i ngjan një salloni e kuzhine si në çdo shtëpi tjetër, ku familjarët dhe fëmijët e tyre mund të qëndrojnë, të flasin, të gatuajnë e të drekojnë së bashku.
shtepia burg4Në institutin e të miturve në Kavajë, janë të dënuar mbi 40 djem kryesisht adoleshentë. Një pjesë e tyre janë aty për vepra të lehta, vjedhje apo qarkullim automjeti pa patentë, por pjesa tjetër janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për vepra të rënda penale si, vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje etj. Në këtë burg qëndrojnë adoleshentët e arrestuar në Lazarat në muajin qershor, si grupi i zjarrit që qëlloi mbi policinë, por edhe të dënuar për vrasje si 16-vjeçari Varaku, që vrau në shkollë bashkëmoshatarin e tij, etj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY