Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E RRALLË/ Burgu i Spaçit në Listën Monumenteve Botërore për vitin 2016

20/10/2015
E RRALLË/ Burgu i Spaçit në Listën Monumenteve Botërore për vitin 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çdo dy vite, Fondi Botëror i Monumenteve (World Monument Fund – WMF), një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, tërheq vëmendjen për vendet e trashëgimisë kulturore përqark globit që janë në rrezik. Këtë vit, WMF-ja ka përfshirë në listë Burgun e Spaçit, duke cilësuar se pavarësisht se “është në një gjendje të avancuar përkeqësimi dhe meriton të transformohet në një vend modern kujtese”.
Të qenit në listën e Fondit Botëror të Monumenteve përfaqëson, përpos vështirësive aktuale të Burgut të Spaçit, një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhua me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve.
Lista e vitit 2016 të Fondit Botëror të Monumenteve vlerëson një përpjekje të re që përfshin institucionet, shoqërinë civile, dhe qytetarët për të krijuar nga rrënojat e Burgut të Spaçit një institucion modern të kujtesës. Meqenëse në Shqipëri nuk ka asnjë vend tjetër kujtese për ish-të përndjekurit politikë, ka një nevojë urgjente për të avancuar dijen, rritur ndërgjegjësimin publik, dhe kërkuar transformimin e Spaçit në një pikë takimi të gjallë, nga ku shqiptarët mund të fillojnë një dialog të shëndetshëm e produktiv për të kaluarën e tyre të vështirë.    
spacKreu i Fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri, Lejla Hadzic, e kënaqur nga përfshirja e Spaçit në listë u shpreh se, “Ne shpresojmë që ky të jetë  një lajm i mirë për ish-të përndjekurit politikë që e kaluan jetën e tyre në Spaç dhe kampet e tjera të përqendrimit. E kaluara e tyre traumatike duhet të ketë vendin e saj në historinë bashkëkohore shqiptare. Kjo listë është një mundësi për të gjithë ne për të shtuar përpjekjet dhe veprimtarinë për kthimin e Spaçit në një vend kujtese, paqtimi me të kaluarën traumatike, po ashtu edhe një qendër edukimi për të gjithë ne që kemi përgjegjësinë të mësojmë ç’ka ka ngjarë”.
Duke përfshirë imagjinata individuale, testamente të besimit, dëshmi të tragjedive, dhe kryevepra të inxhinerisë së ndërtimit, vendet e përfshira në listën e vitit 2016 janë monumente të pazëvendësueshme të përvojës njerëzore. Të gjetura në çdo lloj mjedisi, nga mbetjet arkeologjike para-Inkase në Andahuaylillas, Peru, deri në kampin fatkeq të Spaçit në Shqipëri, lista e vitit 2016 përfshin vende nga prehistoria te bashkëkohorja, si struktura religjioze, peizazhe kulturore, mbetje arkeologjike, kampe përqendrimi, komplekse kombëtare dhe lagje banimi të tëra. Lista e vitit 2016 tërheq vëmendjen ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore nën kërcënim. Në disa raste ajo mbështet programe ekzistues për adresimin e sfidave, në disa të tjera ajo evokon për zhvillimin e këtyre programeve.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij –Shqipëri (CHwB Shqipëri)


capturechwbTrashëgimia Kulturore pa Kufij –Shqipëri (CHwB Shqipëri) është një organizatë jo-qeveritare e përkushtuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të paprekshme të rrezikuar nga konflikti, neglizhenca njerëzore dhe fatkeqësitë natyrore. Vizioni ynë është që çdokush ka të drejtën të gëzojë, të ketë akses dhe marrë pjesë në trashëgiminë kulturore. Misioni ynë është promovimi i trashëgimisë kulturore si një e drejtë në vetvete dhe një burim. CHwB Shqipëri punon me shoqërinë civile dhe institucionet e të gjitha niveleve për të forcuar paqtimin, zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe demokracinë, si dhe realizimin e të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.