Artan Lame: Nuk dinim si ti prishnim lekët, rrogat nuk i rrisnim...

Artan Lame: Nuk dinim si ti prishnim lekët, rrogat nuk i rrisnim dot ndaj kontraktuam kompani për matjet në terren

64
0
Shares

Kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame ka tentuar tu japë përgjigje sonte akuzave të opozitës për tenderat më të fundit, për disa matje në terren, në disa rrethe.
I ftuar në emisionin “Studio e hapur” e Eni Vasilit në TV “News 24”, Lame ka sqaruar se fondet për këto tendera janë të ALUIZNI-t, të siguruara nga vetë drejtoritë, në të ardhurat e tyre.
Por, përballë pyetjes së gazetares se “Rrisni rrogat e tyre (punonjësve) më mirë se të tenderoni?”, kreu i ALUIZNI-t është justifikuar me përgjigjen, “nuk i rris dot unë rrogat e tyre”.
Artan Lame ka mohuar që ndonjë bashkëshort drejtoreshe të ketë fituar ndonjë prej tenderave për matjet në terren.
“Është turp të merresh me këto. Nuk është absolutisht e vërtetë. Nuk ka asnjë konflikt interesi në këto tenderë dhe nuk ka asnjë bashkëshort drejtoreshe që ka fituar tender”, u shpreh Artan Lame.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY