PD ka vijuar sot me akuzat ndaj kreut të ALUZINI-t Arta Lame, për shumën e 1.5 milionë dollarëve, që sipas deputetit Gent Stazimiri, “Lamja i ka nxjerrë nga arka e shtetit, 1.5 milionë dollarë, dhe ia ka dhënë mikut të tij”.
Në emër të PD-së, Gent Strazimiri, “e ka shpallur në kërkim” Artan Lamen, atë, “që nuk linte vend pa dhënë mendimin e tij të vyer, nga kangjellat e Presidencës e deri te pllaka ne kalanë e Lezhës, ka disa ditë që ka humbur! Për 1.5 milionë dollarët në fjalë… nuk ka mendim…”.
Deklarata e plotë e deputetit të PD-së, Gent Strazimiri
Siç e shihni në ekran, me 28 mars, Lamja i Ramës ishte te zyrat e ALUIZNIT tek Ali Demi, dhe tha, “kemi 40 grupe në terren, rreth 100 specialiste që punojnë vetëm në Tiranë, duke bërë matje”.
ATSH, “Shekulli”, “Zëri i Popullit”, citojnë Lamen e Ramës.
Po ja ku kemi këtu, faqen zyrtare të ALUIZNI-it, që tregon për punën e madhe në njerëzve të Lames.
Pra, kishte një ushtri me njerëz në rrugë për të bërë matjet, dhe sot për punën e bërë, për produktin që e ka në sirtar, në fakt një produkt që e ka gjetur aty sepse është bërë para vitit 2013, Lamja ka nxjerrë ca miliona të mira nga arka e shtetit, 1.5 milionë dollarë, dhe ia ka dhënë mikut të tij.
Për operacionin korruptiv është kujdesur drejtoresha e Lames, zonja Dervishaj!
Ajo që mban firmën dhe vulën, ka përcaktuar kriteret e tenderit, dhe rastësisht në fund, milionat i marrka burri i saj, zoti Dervishaj.
Ai që nuk linte vend pa dhënë mendimin e tij të vyer, nga kangjellat e Presidencës e deri te pllaka ne kalanë e Lezhës, ka disa ditë që ka humbur! Për 1.5 milionë dollarët në fjalë… nuk ka mendim…
1. Nuk ka asnjë mendim për 1.5 milionë dollarë të paguar, për të prodhuar të njëjtat letra që po zverdhen në sirtarët e vetë institucionit…
2. Nuk ka mendim për prokurimin dy vite rresht të së njëjtës konsulence, për të njëjtin terren madje edhe kur në vitin pasardhës jep trefishin e fondeve të një viti me parë…
Por zoti Lam po bën prapë me hile.
3. Nëse “zoti Lam” do të fliste, do të duhej të na tregonte cili ekspert prokurimesh garanton pastërtinë e një tenderi konsulence 600,000 dollarësh të kryer në veç 3 jave?
4. Nëse “zoti Lam” do të fliste, do të duhej të na tregonte cila qenkësh kjo kompani konsulence Shqiptare që paska mbi 200 punonjës të trajnuar dhe me eksperiencë që të mundet të tejkalojë ritmet e ALUIZNI-t i cili na paskësh pasur mbi 100 punonjës në terren vetëm në Tiranë?
5. Nëse “zoti Lam” do të fliste, do të duhej të na shuante kureshtjen edhe mbi faktin se cila kompani konsulence paguhet 8.000 dollarë në ditë, d. m. th.:, 100 dollarë ora?
6. Pse duhen bërë këto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturën të ngritur prej vitesh, me qindra punonjës me eksperience e të trajnuar dhe që po ecnin me ritme aq te larta sa ç’na deklaruat para 16 muajsh?
7. Si shmanget konflikti i interesit kur tenderin e fiton bashkëshorti i drejtoreshës që harton termat e referencës për tenderin në fjale?
Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdutësh që po vjedh ditën për diell sikur të ishte dita e fundit.
Partia Demokratike po depoziton sot gjithë dokumentacionin përkatës në Prokurori dhe garanton Shqiptaret që hajdutet nuk do mund të gëzojnë asnjë cent nga paratë e vjedhura në mënyre kaq të pacipë.
Dita e fundit është pranë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/