Rruga e Arbrit nuk është në fazën e fillimit të punimeve por në ende në fazën e negociatave. Qeveria do të paguajë një kompani konsulence për ta ndihmuar që të vlerësojë ofertën e kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, sipas top channel.
Kompania kineze duhej ta kishte sjellë ofertën që në fillim të shtatorit ndërkohë që tani është fundi i tetorit, gati dy muaj me vonesë. Por prapë mirë nëse oferta ka arritur pasi deri para një jave bëhej fjalë jo për ofertë por vetëm gjurmën e rrugës.
Sipas dokumentit, qeveria kërkon asistencë për të vlerësuar jo vetëm aspektin ligjor, por edhe atë financiar të ofertës që ka paraqitur kompania kineze.
Parlamenti miratoi në prill një ligj të posaçëm, i cili i jep të drejtën qeverisë të shmangë ligjin e prokurimeve dhe t’ia akordojë kompanisë kineze pa garë kontratën për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës.
Duke t se nuk ka siguri në marrjen e këtij investimi pasi qeveria ka paralajëmruar që kur bëri ligjin një rrugë të gjatë burokratike për aprovimin ofertës së kinezëve.
I gjithë procesi i negocimit për lidhjen e kontratës do të ndiqet nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga Ministria e Transporteve, por me anëtarë edhe nga Ministria e Financave, ajo e Zhvillimit Ekonomik, e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit.
Ende nuk dihte se kusha do të sigurojë financimin e rrugës. Pak ditë më parë u publikua lajmi se “Exim Bank” është tërhequr por qeveria nuk e bën publike.
Negociatat deri në fillimin e punimeve duket se do të jenë të vështira. Ato do të justifikohen me komisione, konsulentë dhe rrezikun që rruga të mos ketë fizibilitetin epritur nga kinezët e koncesnionit.
Por ashtu sic shprehej para pak ditësh deputeti dibran, Sherefedin Shehu problemet mund të jenë edhe gjeopolitike. Kinezët mudn të kenë kushtëzuar ndërtimin e rrugës së Arbrit me koncesione të tjera, si hidrocentrali i Skavicës apo Porti i Shëngjinit.
Deri tani ajo që dihet me siguri është kompania kineze nëse do të ndërtojë rrugën do ta mbajë nga 8-12 vjet koncesionin e saj me pagesë deri në 5 euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/