Qytetarë të Rekjavik kanë marshuar sot në mbështetje të “komunistit” nga Shqipëria. Ata kërkuan nga autoritetet që familja shqiptare të mos dëbohet, raporton gazeta islandeze “Visir”.
“Ne nuk mund të lejojmë që një familje e tërë, e cila ka kohë që është integruar në shoqërinë tonë të dëbohet krejt papritur”, thonë protestuesit.
Mbi 9000 mijë qytetarë nga Islanda kanë firmosur një peticion kundër dëbimit të shqiptarit Hasan Telati dhe familjes së tij nga Islanda, duke dalë kështu në mbështetje të tij.
Hasan Telati është bërë personazh mediatik në Islandë, pasi ka bërë një aplikim të pazakontë për të marrë statusin e azilantit politik.
Ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë që kërkojnë azil për shkak të gjakmarrjes apo gjendjes së rënduar ekonomike, Telati pretendon se ka qenë funksionar i lartë i PPSH-së dhe se për këtë arsye i rrezikohet jeta në Shqipëri.
Mirëpo, autoritetet islandeze nuk e kanë besuar pretendimin e tij dhe ia kanë refuzuar statusin e azilantit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/