Komisioni i Venecias thërret Fatmir Xhafajn më 24 tetor, zbardhet axhenda

Komisioni i Venecias thërret Fatmir Xhafajn më 24 tetor, zbardhet axhenda

64
0
Shares

Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë draftin me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga grupi i ekspertëve vendas dhe të huaj, që do t’i hapi rrugë reformës në drejtësi. Në axhendën e punimeve të plenare të këtij Komisioni, është zyrtarizuar tashmë edhe kërkesa që ka mbërritur nga Tirana për t’u shprehur mbi modifikimet e propozuara të Kushtetutës.

Mëngjesin e të shtunës, 24 tetor, Fatmir Xhafaj do t’i prezantojë Komisionit të Venecias reformën në drejtësi. Kryetari i komisionit të posacëm parlamentar ngritur për këtë reformë, është ftuar që të paraqesë para Komisionit të Venecias amendamentet kushtetuese që fokusohen në çështjet e integrimit europian dhe të drejtësisë.

Kjo paraqitje do të zhvillohet gjatë seancës plenare të Komisionit të Venecias, mbledhja e të cilit ka tashmë edhe axhendën e publikuar. Prezantimi i Fatmir Xhafajt është caktuar të zhvillohet në orën 9 mëngjesit. Sipas njoftimit zyrtar, Komisioni do të ekzaminojë draftin me ndryshimet kushtetuese dhe do të shprehet mbi to në seancën e dhjetorit.

Pjesë e propozimeve të mbërritura nga Tirana janë edhe ato të opozitës, e cila nuk u bë pjesë e grupit të ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas për sa i përket reformës në drejtësi, por i paraqiti Komisionit të Venecias vërejtjet e saj me shkrim.

Sugjerimet dhe opinioni që do të shprehë Komisioni i Venecias mbi draftet janë i një rëndësie të veçantë pasi në mungesë të një konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës mbi këtë reformë, palët janë në parim dakord që të mbështesin vërejtjet që do t’i vijnë nga përtej Adriatikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY