Lihen në burg pa afat të arrestuarit e operacionit “Koordinata”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtatë persona dhe u sekuestruan 700 kilogram kanabis sativa. Kjo masë ishte kërkuar dhe nga Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, e cila akuzon të arrestuarit për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe krijim grupi kriminal”.
Bejto Kotaj është një biznesmen nga Shkodra me banim ne Koplik si dhe është pronar i nje pub-i ne rrugën “Pjeter Bogdani” ne zonën e ish-bllokut ne Tirane.
Ajet Sulaj, biznesmen nga Tirana në një prej ndërmarrjeve më me fitim në vend.
39-vjeçari Festim Xhelilaj edhte pronar i nje firme ndërtimi ne Itali.
Pajtim Bracaj është administrator dhe aksioner me 100 % i kapitaleve te një kompaninë te naftës me seli ne Fier e cila përpunon naftën e prodhuar nga Armo.
Më i varfri ndër ta është Iqmet Pashollari, pronar i viles dy kateshe ne Durrës së bashku me të birin e tij Valter Pashollari, shpallur në kërkim.
47-vjeçari Qerim Xeka me banim ne Kruje dhe djali i tij 25 vjecar Lutfi Xeka sipas Prokurorisë, kultivonin kanabisin.
Skema
Personi nen hetim Qerim Xeka mblidhte lende narkotike kanabis te paperpunuar ne fshatrat e Krujes ndersa Bejto Kotaj siguronte lende narkotike kanabis ne zonen e Shkodres.
Personi nen hetim Ajet Sulaj siguronte lenden narkotike ne tre drejtime se pari ne zonen e jugut nga persona akoma te paidentifikuar, ne zonen e Krujes te personi i dyshuar Qerim Xeka, ne zonen e Shkodres te personi i dyshuar Bejto Kotaj.
Ne gjetjen dhe transportimin e lendes narkotike Qerimi ndihmoje nga djali i tij i quajtur Lutfi Xeka dhe Bejto Kotaj.
Pasi sigurohej lenda narkotike kanabis, personi nen hetim Ajet Sulaj, organizonte transportin e lendes narkotike nepermjet personave nen hetim Naim (alias Festim) Xhelilaj, dhe Pajtim Bracaj
.
Lenda narkotike transportohej me automjetin tip pasatPassat, ngjyre e zeze me targe AA xxx JN. Transportimi i lendes narkotike behej duke u shoqeruar ne distance nga nje automjet tjeter nga Pajtim Bracaj ose Ajet Sulaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/