Itali, prej 18 vitesh pas çdo humbje në kazino “dru” gruas, denoncohet...

Itali, prej 18 vitesh pas çdo humbje në kazino “dru” gruas, denoncohet dhe arrestohet shqiptari

51
0
Shares

Policia italiane e Provincës së Savonës ka arrestuar shqiptarin 45 vjeçar Skënder Hoxha me akuzën e dhunës e keqtrajtimit ndaj gruas e familjes.
Arrestimi është kryer pas denoncimit të bashkëshortes, e cila ka rrëfyer se për 18 vite radhazi ishte viktimë e dhunës fizike e psikologjike të tij.
Çifti shqiptar jeton së bashku me dy fëmijët e tyre në komunën Borgio Verezzi, në provincën e Savonës.
Sipas dëshmisë së gruas, prej vitit 1997 bashkëshorti i saj Skënder Hoxha me profesion zejtar, i humbiste të gjitha paratë e fituara duke luajtur në lojërat e fatit.
Pas çdo humbje kthehej në shtëpi duke shfryrë zemërimin te bashkëshortja e fëmijët ende në moshë minorene.
Pas dhunimit të radhës kryer gjatë orëve të fundit, e pas 18 vite dhunë fizike e psikologjike, bashkëshortja e tij ka mundur të denoncoj faktin.
Në rajonin e Policisë ku ajo u prezantua për të rrëfyer ngjarjen ishte e shoqëruar së bashku me dy fëmijët e saj, duke u strehuar më pas në një strukturë mbrojtëse në ndihmë të personave, viktimë të dhunës familjare.
Shqiptari, Skënder Hoxha, u arrestua në banesën e tij në komunën Borgio Verezzi, e aktualisht ndodhet në burgun Sant’Agostini të kësaj province, deri në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY