INTERVISTA/Presidenti Nishani i pakënaqur edhe nga Prokurori

INTERVISTA/Presidenti Nishani i pakënaqur edhe nga Prokurori

80
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka cilësuar tepër të rëndësishme reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin, ku sipas tij përvec prokurorëve dhe gjyqëtarëve të korruptuar, ka edhe politikanë të inkriminuar, gjatë një bisede me Ilir Babaramon tek Report tv. I pyetur nga gazetari lidhur me qëndrimin e tij për Prokurorin e Përgjithshëm, Nishani ka lënë të kuptohet se performanca e prokurorisë duhej të ishte më e mirë.

Jeni i kënaqur me punën e Prokurorit të Përgjithshëm?

Nëse do thoja jam i kënaqur me punën e një institucioni un do dilja jashtë konteksit të realitetit. Jam i pakënaqur me nivelin dhe standartin e cdo institucioni në Shqipëri. Pritshmëritë e mia janë të larta si qytetarët.Prokuroria ka shumë punë për të bërë.

Dy tre herë ka thënë prokurori që priten arrestime të krerëve të lartë shtetëror ka dhënë dhe afatë dhe nuk është bërë asgjë ju e keni pyetur se cfarë ka ndodhur? Pse thotë që do arrestoj në shtator kur nëse ka prova pse se bën?

Prokuroria nuk varet nga presidenti ta sqarojmë. Nuk e ka presidenti si kopetencë shkarkimin e prokurorit ka vetëm emërimin shkarkimin e inicion parlamenti. Nëse parlamenti ka shqetësim për punën e prokurorit ka të gjitha mekanizmat për nisjen e procedurat e shkarkimit të tij.

Pse e ka parashikuar të thotë ta shpjegojë. Unë do thoja se cdo akt cdo veprim përfshirë dhe prokurorisë duhet gjykuar në realizimin e detyrave e performacës,Prokuroria smund të realizojë një akt procedurial në një kohë të shkurtër

Ndërkohë duket se është zhvendosur një lloj arbitrazhi nga presidenca në Komisionin e Vencecias dhe të dy palët kanë rënë dakort që produktin e komisionit si dhe amendamentet e pakicës ti cojnë për aprovim ose për ti dhënë një ok Komsiionit të Venecias. Nuk ju duket një zgjidhje profesionale pasi në aspektin ligjndërtues komisioni i venecias është ekspertiza më ë mirë ë mundshme?

Ka dy momente që do e trajtoja Së pari pikpamaja formale që tregon seriozitetin e një shteti se kuptoj pse ishte e nevojshme që mazhoranca të dërgojë në mënyrë të njëanshme disa amanedamente të bëra me shumë shpejtësi pa respektuar vendimin e parlamentit pa respektuar sygjerimet e vetë komisionit të Venecias që ka thënë se të gjitha produktet të trajtohen këtu. Ka qënë gjithshtu një orientim e BE që ti drejtohen komsionit me nje product të vetëm konsensual me një produkt të dalë nga një diskutim gjithpërfshirës jo vetëm politik, juridik intelektualëve ojq etj.

Mënyra e dërgimit pa trajtuar dokumentin strategjik cili është produkti askush sdel e thotë, nga ana tjetër dërgimi i dy apo 3 apo më shumë varianteve nuk tregon seriozitet intitucionet në raport me ndërkombëtarët,.

Po si mund të zgjidhej ndryshe kur të dyja palët nuk lëshojnë pe nga opsionet e tyre?

Po nuk ka patur asnjë proces nëse do kishim patur një ku njëra nga palët do të kishte refuzuar pjesmarrjen me të drejtëopinioni do të mbështeste ecjen përpara të procesit fakti që ska pasur konsultë

Gjithsesi të dyja projektet janë bërë publike.

Unë nuk instistoj tek cështja e bërjes publike por tek diskutimi i produktit që është bërë publik.

Po për thelbin zoti president ju jeni dakort me cka parashikohet të ndryshohet ju jeni dakort me ndryshimet?

Unë nuk i kam hyrë me detaje sepse në momentin që do diskutohet në parlament do e shoh. Por disa cështje që më kanë shqetësuar që kanë të bëjnë me parimet e së drejtës e lirisë dhe kushtetuese.

Ju mendoni se po shkelen këto parime?

Disa në mënyrë flagrante

Për shëmbull?

Mund të them se është e paargumentuar fakti që përcaktohet në një nga amendamentyet që të gjitha ndryshimet që do bëhen mos të bëhen objek shqyrtimi nga gjykata kushtetuese.Nëse një aktor ka dyshime sendryshimet bien ndesh me kushtetutën kanë të drejtën ti drejtohen kushtetuesers,.

Se di se kush e ka këtë forcë që që të përcaktojë përmes vendimit në parlament që gjykata kushtetuese të shmanget nga shqyrtimi i kushtetueshmerise së amnedamenteve të prodhura nga parlamenti.Mund të kishim në dhomë senati që të jepte gjykimin por ne kemi Gjykatën kushtetuese.

Po për mënyrën e re të funksionimit të drejtësisë?

Me funksionimin, në dhunim të parimeve kryesore parashikohet ndërpreja e mandateve të mjaft institucioneve të zgjedhura duke filluar me prokurorin e përgjithshëm anëtaret e KLD me konferencën Gjyqësore me Gjyqtarë të apelit administrativë janë institucione që sjanë në varësi të parlamentit nuk ndodh të ndërpresësh mandatin.A ti mund të ndryshosh formulën e zgjedhjes.

Së treti kam një merak të madhe që kërkohet të futet në parlament një nen që ndalon krijimin e një gjykate speciale.Kjo nuk mund të behët si ndalesë kushtetuese mund të mos futet në ligj.Sepse mund ti lindë shoqërisë nevoja ne kemi eksperienca kemi krijuar gjykatën e krimeve të rënda prokurorinë,dhe ne kërkojmë ta zhbëjmë këtë gjykatë dhe të mos lejojmë ngritjen e gjykatave me këtë profil. Ne kemi nevojë se kemi krime të rënda. Të organizuara.

Munde që këto cështje ti trajtojë kjo gjykatë që ju thatë pse duhet kjo gjykatë speciale?Se ne kemi përvoja të këqija si viti 45?

Ne po flasim për sistem demokratik jo totalitarë.

Përse duhet kjo gjykatë e re speciale sipas jush?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY