Ndonëse masat e marra ndaj luftës kundër informalitetit janë të shumta, bizneset në Elbasan kanë gjetur forma të reja për të shmangur shlyerjen e detyrimeve në shtet, edhe duke lëshuar kupon tatimor. Ky fenomen është zbuluar nga pas denoncimeve të bëra nga konsumatorët. Drejtori i Tatimeve në Elbasan, Florens Dilaveri thotë pwr vizion plus se mjaft subjekte presin kupon tatimor me vlerë shumë herë më të vogël se vlera reale e produktit që shesin. Konsumatorët thonë se ne shumë njësi tregtare mallrat jepen pa kupon, e ne disa të tjera ka rritje çmimesh të pajustifikuar, si ne rastin e ndeshjes me Serbinë. Gjatë muajit shtator, tatimorët ne Elbasan kryen 8400 kontrolle dhe vendosën 438 gjoba.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/