Në pritje të “rilindjes” brenda kangjellave të Kopshtit Zoologjik në Tiranë, “rilindja “ po ndodh jashtë tij. Lukuni qensh, pa zot, pushtojnë rrugët dhe sulmojnë kalimtarët.
Viktima më e fundit ka qenë sot një vajzë e vogël 7-vjeçare, e cila për fat, ka shpëtuar falë ndërhyrjes së qytetarëve të rastësishëm.
Ndërsa postohet edhe kjo foto në rrjetet sociale, qytetarët të irrituar ironizojnë e denoncojnë.
“Shumë nisma festash e ahengjesh janë ndërmarrë në këtë qytetin tonë, por kjo nisma për qentë e rrugës që janë bërë tmerr i banorëve, ngelet ende në pritje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/