Agjencia e Legalizimeve deklaroi sot se procesi i prokurimit konsulencësdhe punës në terren nga ana e ALUIZNI-t është krejt transparent, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimin publik,ë në përgjigje të akuzave që bëri kreu i departamentit të Turizmit dhe Ambientit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi.
Sipas Aluiznit, është lehtësisht e verifikueshme se në zonat e qarkut Durrës, të përmendura në deklaratën e z. Malltezi, deri më sot nuk janë bërë matje në terren, përveç rasteve sporadike.
Operatorëve ekonomikë të kontraktuar u kërkohet të angazhojnë grupe të mëdha punonjësish të cilët punojnë paralelisht për të përmbyllur brenda afatit përditësimin në terren.
Së fundmi, për sa i përket pyetjes se pse janë të nevojshme matjet private, ndërkohë që agjencia ka strukturë të saj, bëjmë të ditur se përmes prokurimeve të bëra këtë vit, vetëm në dy muaj do të realizohen rreth 15.000 përditësime në terren, apo thënë ndryshe 1/3 e numrit të përgjithshëm të evidentimeve të bëra në 8 vitet e para të punës së ALUIZNI-t. Në këtë aspekt procesi i përfshirjes së subjekteve private, veçse e ndihmon reformën e legalizimit.
Akuzat e opozitës lidhen me numrin madh të regjistrimeve që ka kryer Aluizni dhe numrin e madh të punonjësve cfarë e bën të panevojshëm kontraktimet; me pagesën e madhe për një person jashtë cdo logjike të tregut të punës qoftë edhe shumë të kualifikuar në Shqipëri dhe së treti përgjigje për konfliktin interesit në përzgjedhjen e kontraktorëve të jashtëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/