Tepelenë, sekuestrohen edhe 800 kg drogë, asnjë i arrestuar

Tepelenë, sekuestrohen edhe 800 kg drogë, asnjë i arrestuar

57
0
Shares

Një tjetër operacion antidrogë i koduar “Këndervica” është zhvilluar në Tepelenë, ku janë asgjësuar 810 bimë narkotike, disa të prera dhe disa ende të kultivuara në një parcelë. Sipas burimeve zyrtare, pesha totale pas procesit të tharjes është rreth 800 kilogramë kanabis.

Disa ditë më parë u zhvillua një tjeter operacion ku u sekuestruan 3.2 tonë drogë në vendin e quajtur Llufë në malin e Kurveleshit. Gjatë ditës së djeshme ka vijuar operacioni në malin e Këndervicës. Bimët e prera dhe të kultivuara janë asgjesuar në vend me anë të djegies. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autoreve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY