Partia Socialiste e qarkut Dibër ka zhvilluar dje takimin me strukturat e saj, nën drejtimin e koordinatorëve të PS-së, ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.
Në këtë takim morën pjesë dhe struktura të PS-së së bashkive Mat dhe Klos.
Socialistët e Dibrës kërkuan dje nga koordinatorët veriut që administrata lokale të pastrohet njëherë e mirë nga ata që vijnë prej emërimeve të PD-së dhe të mbushte me militantë të PS.
“Në disa institucione vazhdojnë të drejtojnë militantë të paaftë dhe ekstremistë të PD-së. Po ashtu, ne socialistët u jemi përmbajtur me ndershmëri kushteve paraprake me LSI-në, ndërsa drejtuesit e saj në Mat nuk kanë bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Malaj.
Takimi i zhvillua mes drejtuesve lokalë të PS në Dibër, Mat, Klos e Bulqizë dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.
Shqetësimit të kryetarit të PS-së Mat për mosmarrëveshjet PS-LSI nuk iu përgjigjën as Nikolla dhe as Cani, megjithëse këtë shqetësim e ngritën edhe shumë nga pjesëmarrësit në këtë takim politik.
Koordinatorja e PS-së për Dibrën, Lindita Nikolla, është shprehur gjatë takimit me strukturat se duhet të punojnë më shumë me qytetarët, pasi reformat e ndërmarra nga qeveria nuk po kuptohen siç duhet.
Ministrja e Arsimit ka kërkuar nga baza e socialistëve që të mos bëjnë vetëm zëdhënësin e problemeve, por të ndihmojnë në zgjidhjen e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/