Skandali i Aluiznit, tendera fiktivë edhe në 2014, shuma shkon në 1.4...

Skandali i Aluiznit, tendera fiktivë edhe në 2014, shuma shkon në 1.4 milionë dollarë

67
0
Shares

Ndërsa ka shpallur një tender për punë fiktive, drejtori i Aluiznit e ka edhe më të thellë skandalin. Në një tender tjetër po për punë fiktive është shpallur fitues një kompani pa personale ndërkohë që shuma e tenderit është 400 milionë lekë.

Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj bëri publike dokumenta që tregojnë shkeljet e rënda të Auiznit.

“Edhe pse kishin 100 punonjes ne terren ne Tirane, sic mund t’a shihni ne dokumentet e Agjensise se Prokurimeve Publike, sërish, po për këtë punë, ne 2015 Rama-Lamja kane tenderuar një tashmë një firmë private pa personel, per te evidentuar situaten ne terren Tirana-1 dhe Tirana-3 me vlera 300 milione dhe 100 milione respektivisht (me TVSH).

Por nderkohe që sot po perlajne 400 milione leke, edhe ne fund të vitit 2014, Rama e Lamja paskan zhvatur plot 127 milione leke të tjera pikerisht per Tirana-1 dhe Tirana-3!

Shihni bashkengjitur Buletinin e 24 Nentorit 2014 te APP qe njofton per lidhje kontrate me vlere mbi 64 milione leke per Tirana-1, si dhe Buletinin e 1 Dhjetorit 2014 te APP qe njofton lidhje kontrate me vlere 63 milione leke per Tirana-3, pikerisht per burrin e Drejtoreshes se Lames që harton termat e referencës së tenderave.

buletini 1

buletini2

Skeme e thjeshte por e piste ndarje parash te taksapaguesve mes Rames dhe Lames:

-Fillimisht shpall tendera per letra qe po zverdhen neper sirtaret e ALUIZNI-t,

-Pastaj perdor drejtoreshen e besuar për të hartuar termat e references dhe shpall fitues burrin e drejtoreshes së besuar,

Dhe kështu perserit skemen e ndarjes se parave ne dy vite per te njejtat zona.

Ky model abuziv zbatohet edhe per qytetet e tjera.

Rezultati: Mbi 1.5 milione dollare qe Rama dhe Lamja po vjedhin nga taksat tona.

Ka dy dite qe Rama dhe Lamja fshihen dhe nuk japin pergjigje. Por pyetjet mbeten:

1. A na tregoni dot nje vend sado te korruptuar te botes ku prokurohet 1.5 milione dollare per letra qe po zverdhen ne sirtaret e vete institucionit?

2. A na tregoni dot nje vend sado te korruptuar ku prokurohet dy vite rrjesht per te njejten pune dhe vitin pasardhes i jepet trefishi i fondeve te nje viti me pare?”, deklaroi deputetja Mimoza Hajdarmataj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY