Zgjedhja e pseudonimeve të spiunëve të sigurimit të shtetit është prozë më vete. Emra të ndryshëm që lidheshin me karakterin personit, vendlindjen e tij apo punësimin kanë qënë të zakonshëm. Leksiku i sigurimit fillonte që nga “snaiperi” e deri tek “shishja e qumështit”.
Disa kishin emra kafshësh, zogjsh apo brejtes si kastori, gjeli, qukapiku, urithi, pela e egër, kali i shalës. Të tjerë emra të profesioneve si agronomi, zootekniku, ndërsa për të tjerë viheshin emra të rrallë si masoviku, sykuqi, vinci, giza, stuhia.
Poezia e Sigurimit me emrat e spiunëve nuk mbaronte me kaq. Spiunët mund të ishin edhe sende si sandalja, kaçavida, llulla, shkrepsja, parafabrikati, doku, etj.
Në foto, faksimile e emrave të spiunëve publikuar sot nga shqiptarja.com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/