Që nga muaji shtator rreth 300 punonjës të koncensionarit turko – kinez, të nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit në zonën e Pukës janë pa punë. Shkak për këtë është vendimi i papritur i kompanisë për pezullimin e aktivitetit me justifikimin e rënies së cmimit të bakrit në bursë.
Punonjësit kërkojnë rifillimin e punës në minierën e Munellës dhe Fabrikën e Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz. Minatorët thonë se protestat do të përshkallzohen deri në greve urie.
Minatorët e Munellës dhe kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare paralajmeruan një tjetër protestë para Kuvendit.
Gëzim Kalaja, kryetar i SPSH tha se
do të protestojnë përpara Parlamentit, përpara Ministrisë së Energjitikës dhe
përpara Kryeministrisë. “Nuk do largohemi derisa kërkesat tona të
gjejnë zgjidhje.
Miniera e Munellës që prej vitit 2001 iu dha me koncension kompanisë Ber Alb. Kjo kompani ka marr lejen e shfrytëzimit dhe për 5 miniera të tjera në Pukë tek të cilat nuk ka filluar punë”, është shprehur Kalaja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/