Nesër gjyqi i Mark Frrokut në Bruksel

Nesër gjyqi i Mark Frrokut në Bruksel

73
0
Shares

Gjykata belge do të nisë të hënën procesin ndaj Mark Frrokut me akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit më 5 mars 1999.

Mark Frroku kiste kërkuar të merte pjesë në gjyqin që zhvillohej në Bruksel por nuk ka marrë fletëthirrje nga gjykata.

Frroku do të gjykohet në Nivellis, në periferi të Brukselit në “cour d’assis”.

Mark Frroku identifikohet në këtë dosjene gjykatës me emrat Besnik Morina, Dritan Frroku nga Gjakova e Piro Sofrani nga Korça. Ai është tutori i një vajze shqiptare, me incialet M.M., ose Mira. Sipas dosjes, Mark Frroku është parë nga disa dëshmitarë pas kryerjes së krimit. Vrasja e Aleksandër Kurtit ka ndodhur rreth orës 17:45. Ai ka ndërruar jetë në orën 18:05 nga plagë të marra në kokë e në qafë me thikë.

Dy dëshmitare, Annick Van Drogenbroeck dhe Sonia Ëauteurs kanë thënë se kanë parë 3 të rinj të moshës rreth 25 vjeç që vraponin përballë tyre. Njëri prej tyre mbante në dorë një thikë, të cilën e hodhi poshtë një makine të postës që ishte parkuar.

Dy dëshmitarë të tjerë janë Mohamed Buali dhe Didier Kesteloot. Ata thonë se kanë parë një burrë të dobët, që ngjante si rus ose polak që mbante veshur një xhaketë ngjyrë bezhë dhe i kishte duart me gjak dhe që vraponte.

Amina Chekkour, një prostitutë, thotë se një shoqe e saj e ka parë skenën e vrasjes. Ajo i ka përshkruar vrasësin si një burrë të dobët me flokë gështenjë. Ajo nuk ka dashur të përzihet më tej nga frika dhe nuk ka dëshmuar në polici.

Dëshmia më e rëndësishme është ajo e një vajze shqiptare që prostituohej për llogari të Lek Bib Djafa (Xhafa), njërit prej bashkëpunëtorëve të Mark Frrokut në vrasjen e Aleksandër Kurtit. Ajo identifikohet me inicialet E.U., ose si dëshmitare anonime. Në Prokurori ajo ka thënë se tutori i saj i kishte thënë ditën e vrasjes se duhet ta linte Belgjikën sepse një shqiptar ishte vrarë në stacionin e trenit. Pasi ishte larguar, disa ditë më pas, Djafa e merr në telefon dhe i tregon se ditën e krimit ishte nën shoqërinë e Hil Joka apo Arjan Bytyçi, Besnik Vukës dhe Besnik Morinës ose Mark Frrokut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY