Ndërtuesi i vilës së Ramës, edhe një tender tjetër 5 miliardë

Ndërtuesi i vilës së Ramës, edhe një tender tjetër 5 miliardë

97
0
Shares

Firma që ka ndërtuar vilën e Ramës në Surrel ka fituar edhe një tender tjetër 5 miliardësh dhënë nga qeveria.

Në një deklaratë të deputetit demokrat Luciano Boci shpjegohet mekanizmi i tenderit dhe shpallja fitues i Carapulit edhe pse ky ofronte ofertën më të lartë.
“Ja cfarë ka ndodhur me tenderat e Ministrisë së Arsimit.

Mund ta shihni në dokumentin në ekran, ku fitues shpallet pikërisht Eurocol, pra carapuli i Ramës, dhe skualifikohen të gjithë ofertuesit e tjerë me vlera shumë më të vogla. Ndërsa ndërtuesi i Ramës ofron 99.2 përqind të fondit limit.

oferta e carapulit

Shihni pra këtu diferencën e fituesit të paracaktuar, me garuesit e tjerë. Ofertuesit e tjerë dalin me shuma më të ulëta, shumë më të ulëta, nga 4 miliardë e 800 milionë, deri në 4 miliardë lekë.

Në fund, tenderi i shkon carapulit, që hyn në garë me 5 miliardë lekë, me ofertën më të lartë nga të gjithë.

Por rasti më ekzemplar është ai i OSHEE.

Siç tregojnë të dhënat, OSHEE ka vënë në shërbim të mikut të Edi Ramës, ndërtuesin e sarajeve të tij në Surrel, gati dyfishin e shumës që nevojitet për punën.

Këtë e vërteton ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, por kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këto raste skandaloze të shkeljes së ligjit dhe procedurave në tendera, këto raste të pastra të korrupsionit kur paratë publike shkojnë gjithnjë tek miku i Edi Ramës, i njohur botërisht si ndërtuesi i sarajeve të tij në Surrel”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY