LSI është përfshirë në një debat të fortë me PS i cila mund të cojë edhe në bllokimin e procesit të zgjedhjes së Autoritetit që do të drejtojë hapjen e dosjeve të diktaturës.
Deputeti socialist Spartak Braho ka kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që përzgjedhja e anëtarëve të Autoritetit të bëhet edhe nga Komisioni i Sigurisë, jo vetëm nga Komisioni i Ligjeve.Por ai është kundërshtuar ashpër nga nënkryetarja e Kuvendit, socialistja Valentina Leskaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, sipas shqip.
Leskaj i tha Brahos se kërkesa e tij bie në kundërshtim me praktikën e ndjekur nga Kuvendi për seancat dëgjimore.
Ndërkohë Braho kundërshtoi, duke theksuar se nëse e bën Komisioni i Ligjeve, duhet ta bëjë edhe Komisioni i Sigurisë.
Debatin e ka mbyllur Gramoz Ruçi, i cili ishte i prerë: “Jo, kjo është një e drejtë ekskluzive e Komisionit të Ligjeve”, tha Ruçi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/