Korçë, në hetim 4 persona, kalojnë kontrabandë 5400 kokra vezë

Korçë, në hetim 4 persona, kalojnë kontrabandë 5400 kokra vezë

74
0
Shares

Është duke u hetuar në gjëndje të lirë Lubce Jono për veprën penale të “kontrabandës me mallra të licensuar”. Si edhe Mariglen Dadolli me akuzën shpërdorim detyre. Këto kanë ardhur pasi në datë 8 prill në emisionin “Fiks Fare” , janë transmetuar pamjet filmike të cilat tregonin mënyrën e futjes së vezëve nga Bitola Maqedoni, për në Shqipëri, nëpërmjet Pikës së kalimit Kufitar, Goricë. Gazetarët e këtij emisioni, kanë kontaktuar me disa persona për të kryer këtë aktivitet, të cilët i kanë marrë përsipër transportin e një sasie prej disa koli me vezë, pa pasur nevojë për dokumentacion dhe pa ndjekur procedurat doganore. Nga sa është vënë re në këtë emision, rezulton se personat kanë qënë me mjetin “Ford Galaxy”, ngjyrë blu e errët me targa bullgare janë shtetasit Lubçe Jono dhe Petre Mitre, pasi ishin identifikuar si persona problematik në fushën e kontrabandës.

Të dy doganierët e planifikuar me shërbim në atë datë, jo vetëm që nuk e kanë kontrolluar, por nuk e kanë raportuar në asnjë rast kalimin e shtetasit Lubçe Jono, për më tepër, këta shtetas nuk e kanë dokumentuar kalimin e tij as në rregjistrat që mbaheshin nga doganierët në rastet e kalimit të automjeteve.
Gjithashtu është provuar se shtetasit Mariglen Dadolli dhe Rigels Mulla, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Kjo pasi këta shtetas me cilësinë e doganirëve të kontrollit fizik në Pikën Doganore Goricë, në varësi të Degës Doganore Korçë, kanë lejuar të hyjnë në kundërshtim me ligjin sasia prej 5 400 kokra vezë, të cilat nuk duhej të ishin lejuar të futeshin në Territorin e Republikës së Shqipërsië, qoftë edhe për përdorim vetjak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY