Emigranti shqiptar vë në dilemë Islandën: Jam komunist, kërkoj azil

Emigranti shqiptar vë në dilemë Islandën: Jam komunist, kërkoj azil

86
0
Shares

Një familje shqiptare në Islandë ka gjetur një mënyrë tjetër për të përfituar azil politik. Hasan Telati me familjen e tij prej 3 fëmijësh , më i vogli 9 vjec deklaroi ndërsa kërkoi azil në Islandë se ka qenë figurë politike e rëndësishme në periudhën e regjimit komunist në Shqipëri.

Mirëpo, autoritetet në Islandë e kanë njoftuar familjen Telati se përkundër pretendimeve, do të dëbohet prej andej për në Shqipëri.

“Kam shumë frikë për jetët e fëmijëve të mi”, thotë Hasan Telati për gazetën islandeze “Visir”.

“Ne kemi konflikte me disa persona të fuqishëm politikisht në Shqipëri, ndërsa për shkak të së shkuarës, fëmijët e mi mund të mos kenë asnjë të ardhme”, vijon ai.

Vajza e tij, Laura Telati thotë se as ajo nuk do të largohet nga Islanda. “Unë nuk dua që të kthehem në Shqipëri. Ndjehem shumë mirë në Islandë dhe shkoj shkëlqyeshëm në shkollë. Kam shumë shoqe këtu dhe nuk dua t’i lë”, përfundon ajo.

Edhe pse familjes Telati i është refuzuar kërkesa për azil, ajo mund të aplikojë sërish. Mirëpo, kjo nuk e shmang dëbimin. Procesi për statusin e azilantit është i gjatë dhe sipas ligjeve islandeze, familja mund të dëbohet edhe gjatë kohës kur kërkesa është nën shqyrtim.

Ndërkaq pas publikimit të lajmit qytetarë islandeze kanë komentuar se ky është një turp për Islandën që ka vendosur ta deportojë. Një ndër ta thekson se kjo është një familje e duhur për vendin e tyre. Le të rrinë e të bëhen islandezë krenarë.

islanda reagim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY