Burri i paralizuar, miku i shtëpisë tenton t’i përdhunojë gruan

Burri i paralizuar, miku i shtëpisë tenton t’i përdhunojë gruan

65
0
Shares

Ka shkuar në shtëpi si mik me një dhuratë të shtrenjtë për këtë kohë por ka dalë prej aty si përdhunues. Policia e Sarandës vuri në pranga një 52-vjeçar Ilia Kordha me akuzën për ngacmimin seksual ndaj një 43-vjeçareje nga fshati Çukë i Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes B. kryefamiljari i së cilës prej muajit janar qëndron i paralizuar. Duke u hequr si mik shtëpie, Kordha ka shkuar për vizitë në banesën e familjes B. dhe ka ofruar ndihmë duke i premtuar 43-vjeçares S.B se do e punësonte shumë shpejt në agjencinë e tij në Ksamil.

Pasi kanë mbaruar bisedën, Ilia Kordha është çuar për të ikur e deri tek dera e ka shoqëruar e zonja e shtëpisë. Pikërisht në këtë moment, 52-vjeçari ka shtyrë S.B drejt banjës duke e ngacmuar seksualisht dhe tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Rezistenca dhe thirrjet e 43-vjeçares S.B e kanë sprapsur Kordhën duke bërë që të largohet menjëherë nga banesa. 43-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga 52-vjeçarin Ilia Kordha nën akuzën e ngacmimit seksual.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY