Befason Romano Prodi, si më dukej Radio Tirana e komunizmit

Befason Romano Prodi, si më dukej Radio Tirana e komunizmit

75
0
Shares

Ish-kryeministri italian Romano Prodi, në një intervistë për Top Channel rrëfen ndër të tjera se edhe ka qenë dëgjues i radio Tiranës në italisht.

Ndërsa flet për trazirat e vitit ’97 në Shqipëri dhe vizitën e tij ën Vlorë ai nuk harron të tregojë frikën egruas së tij kur ndërmori këtë udhëtim.

Shënohen 18 vite nga vizita juaj e parë në Shqipëri. Një vizitë historike, pasi ndodhi në një moment kur shteti nuk ekzistonte dhe shteti i vërtetë ishin bandat e armatosura. Si e kujtoni mbërritjen tuaj në Vlorë, i rrethuar nga njerëz të armatosur, mes tyre dhe një nga drejtuesit më të njohur të bandave të Vlorës në atë kohë, Zani Caushi, i cili ishte dhe truproja juaj. Cila ishte gjëja e parë që ju erdhi ndërmend kur zbritet në Vlorë?

Në fillim isha i papërgatitur, pasi në të vërtetë nuk e dija kush ishin shoqëruesit e mi. Unë ndjeja vetëm diçka, që Shqipëria kishte nevojë për një marrëdhënie me Europën dhe që Italia kishte përgjegjësinë. U nisëm me dy helikopterë, 12 parashutistë dhe njerëz të tjerë të armatosur dhe ishte ai sheshi i madh në Vlorë, ku qëllonin në ajër me Kallashnikov. Por kuptova menjëherë nga koret që bërtisinin, të cilat ndonjëherë edhe jashtë parashikimeve, që kishte një dëshirë të madhe për paqe, gëzimi. Sinqerisht në asnjë moment të vetëm nuk u ndjeva i shqetësuar. Fjeta i qetë në helikopter gjatë kthimit, pasi me dukje se kishte nevojë vetëm për një mesazh për të ardhmen, sepse shtetit me të gjithë problemet e skandaleve, ishte si i harruar, i braktisur. Ishte shumë e rëndësishme dhe njëherësh shumë e komplikuar më pas, përgatitja e misionit pasardhës, sepse unë e doja ndërkombëtare, sepse në të kundërt do përsëriteshin probleme, hamendësime për marrëdhënie koloniale, këto gjëra që nuk shkojnë asnjëherë mirë, dhe ishte e vështirë të gjeja shtete të tjera. Për fat, Franca u bashkua, dhe takimi me Shirakun ishte i jashtëzakonshëm, sepse kuptoi menjëherë që ishte e domosdoshme t’i jepje një dorë Italisë. Ne ishim në marrëdhënie shumë të mira dhe dua gjithashtu të rrëfej që kur ushtarët tanë u kthyen me 3 ditë vonesë, krahasuar me programin fillestar, Shirak tha që nuk kam parë kurrë një mision ndërkombëtar të mbarojë në kohën e duhur, duke arritur dhe objektivin e vënë, sepse frika e tij ishte që të ndihej si i burgosur në Shqipëri, ndërsa unë isha më optimist dhe për fat në fund isha unë ai që pati të drejtë.

romano prodi ne vlore

A patët qoftë edhe për një moment frikë gjatë udhëtimit apo qëndrimit në Vlorë?

Jo. Unë jam i papërgjegjshëm. I vetmi sens i frikës ishte kur një politikan, duke takuar time shoqe, i tha: Bashkëshorti juaj ishte i guximshëm. Unë nuk e mendoja fare.

Për mua Shqipëria ishte një fqinj i shtëpisë, me këtë historinë e saj misterioze, me atë “Radio Tiranën” që ishte diçka që dukej sikur vinte nga Hëna, më kishte ngjallur gjithmonë kureshtje intelektualisht. Më pas kur u bëra Kryeministër, kuptova që ky ishte një prioritet për vet Italinë. Problemi i emigrantëve dhe të gjitha këto, e në fund sipas meje, gjithçka shkoi mirë.
“Exclusive” në Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY