Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tiranë, të zotët e shtëpisë për vizitë te të afërmit, hajdutët hyjnë e vjedhin 8 mijë paund

17/10/2015
Tiranë, të zotët e shtëpisë për vizitë te të afërmit, hajdutët hyjnë e vjedhin 8 mijë paund
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shumë e konsiderueshme parash është grabitur nga banesa e një emigranti në Tiranë. Persona
ende të paidentifikuar grabitën gjatë natës një banesë në zonën e Bathores, në Tiranë. Autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, disa sende me vlerë dhe bizhuteri floriri.
Sipas Policisë, mësohet se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në banesën e shtetases S. N., 59 vjeçe, ku autorët pasi kanë thyer xhamin e derës së ballkonit, kanë arritur të depërtojnë brenda shtëpisë dhe kanë realizuar vjedhjen. Burimet thanë se dyshohet të kenë qenë dy persona që kanë kryer vjedhjen. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr. 5 që kanë kryer veprimet e para hetimore, duke fiksuar edhe disa gjurmë në derën e thyer dhe në objektet ku janë vjedhur paratë e sendet me vlerë.
Nga deklarimet që u janë marrë familjarëve, dyshohet se grabitësit kanë arritur të marrin 8 mijë paund, 1 laptop, 2 kamera, si dhe disa bizhuteri floriri, 3 varëse, një byzylyk dhe një orë xhepi. Burime nga Policia e Tiranës thanë se në momentin që ka ndodhur ngjarja në shtëpi nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes, pasi ndodheshin për vizitë te disa të afërm. Kur janë kthyer, kanë parë xhamin e ballkonit të thyer dhe menjëherë kanë lajmëruar Policinë në sallën operative.
Përveç kryefamiljares, 59-vjeçares me iniciale S. N., policia ka marrë në pyetje edhe djalin e saj 30 vjeç, shtetasin A. N., i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia. Ai ka deklaruar se paratë dhe disa prej objekteve që ishin vjedhur në shtëpi i kishte sjellë nga jashtë, ndërsa do të ikte sërish në Britaninë e Madhe pas disa ditësh. Burimet thanë se autorët e ngjarjes dyshohet se mund të jenë banorë të zonës, të cilët kanë qenë në dijeni për kthimin e shtetasit A. N. nga Anglia dhe kanë dyshuar se ai mund të kishte sjellë para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.