Ambasada Amerikane, hetuesit shqiptarë janë përgjegjës për hetimin e çështjes CEZ

Ambasada Amerikane, hetuesit shqiptarë janë përgjegjës për hetimin e çështjes CEZ

54
0
Shares

Ambasada Amerikane përmes zëdhënësit ka shprehur qëndrimin e saj për cështjen CEZ . Sipas saj vetëm hetuesit shqiptare mund të hetojnë çështjet për të cilat kohët e fundit është kërkuar hetim ndërkombëtar si është çështja CEZ. Për reformën në drejtësi thotë se proçesi i reformës ka një shans kritik për Shqipërinë dhe se ajo mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që pas rënies se komunizmit.

“Procesi i reformës në drejtësi paraqet 1 shans kritik për Shqipërinë, dhe nëse do të jetë i suksesshëm, mund të përbëjë reformën më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit. Në sistemin e drejtësisë ka nga ata që duhen shkarkuar për korrupsion dhe disa duhet të shkojnë në burg. Kemi shprehur mbështetjen tonë për këtë reformë publikisht dhe në takime me politikanë, ekspert dhe të tjerë aktor në të gjitha nivelet. SHBA do të vazhdojne të mbështesin institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë në përpjekje për të ndërtuar kapacitete dhe efektshmëri.

Ndërsa për aferën CEZ zëdhënsësi i ambasadës shprehet se është përgjegjësi dhe detyre e prokurorëve dhe oficerëve të policisë së shqipërisë . “Ambasada ofron këshilla ekspertësh, promovon reforma dhe nxit veprime të prokurorisë kundër korrupsionit. Oficerët e policisë dhe prokurorët shqiptarë janë të vetmit përgjegjës për të drejtuar hetime mbi cështje që ndikojnë popullin shqiptar dhe institucionet e tij”, shkruan ora news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY