Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shijak, vëllezërit denoncojnë njëri-tjetrin për dhunë, policia ju gjen arsenal armësh në banesa

16/10/2015
Shijak, vëllezërit denoncojnë njëri-tjetrin për dhunë, policia ju gjen arsenal armësh në banesa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Dy vëllezër, janë grindur midis tyre në Shijak. Njëri prej tyre ka bërë denoncim në polic. Mbërritja dhe kontrolli i policisë në banesat e protagonistëve, ka gjetur e bllokuar arsenal armësh të fshehur. Pas kësaj, dy vëllezërit kanë përfunduar sot në prangat e policisë.
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, saktësuan se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë, Fatmir Kuçi 54 vjeç, banues në Durrës dhe Luan Kuçi 45 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, vëllezër midis tyre.
Të njëjta burime saktësojnë se arrestimi i tyre u bë sepse, një ditë më parë, Fatmir Kuçi ka bërë kallëzim ndaj vëllait të tij, Luan Kuçi,  për dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, specialistët për Krimet ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Luan Kuçi, ku iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale një arsenal armësh.
Ndërkohë edhe  nga kontrolli i ushtruar në banesën  e shtetasit Fatmir Kuçi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një tjetër arsenal armësh:
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/3 Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fatmir Kuçi dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga nenet 278/3  dhe 130/a të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Luan Kuçi.

Armët e bllokuara në banesën e Luan Kuçit

• një pushkë model 63 e kalibrit 7.62 mm;
• katër karikatorë pushke model 63 me kalibër 7.62 mm me 22 fishekë;
• tre karikatorë automatiku model 56 me kalibër 7.62 mm me 60 fishekë;
• një krehër pistolete pa fishek.

Armët e bllokuara në banesën e Fatmir Kuçit

• një armë gjahu, prodhim Rus;
• një gjerdan brezi me 19 fishek për armë gjahu;
• 13 fishek model 56 kalibër 7.62 mm;
• dy shkopinj gome;
• një tytë pushke e vjetër me shul;
• një radiomarrëse, tip ICOM;
• një palë pranga policie;
• një jelek antiplumb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.