Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Malajzi, arrestohet hakeri kosovar, dha informacion te ISIS për shërbimet amerikane

16/10/2015
Malajzi, arrestohet hakeri kosovar, dha informacion te ISIS për shërbimet amerikane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një haker nga Kosova është arrestuar në Malajzi, pasi pretendohet se i ka dhënë informacione  grupit militant të Shtetit Islamik (IS) për anëtarët e shërbimeve amerikane.
CNN shkruan se autoritetet amerikane kanë zbuluar identitetin e kosovarit, ai është Ardit Ferizi 20 vjeç, i cili u arrestua në Kuala Lumpur me një urdhër arresti të përkohshëm amerikan.
Sipas një ankese penale, hakeri Ardit Ferizi ka hyrë në sistemin kompjuterike të shërbimeve amerikane duke vjedhur informacione për më shumë se 1000 mijë anëtarë të shërbimeve e punonjësve federale dhe duke ia vënë në dispozicion Shtetit Islamik.
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, John Carlin tha se ky arrestim tregon vendosmërinë tonë për t’u përballuar dhe për të penguar përpjekjet e ISIL për të synuar amerikanët  në çfarëdolloj forme.

Lidhjet e hakerit me ISIS
hakeri-kosovar2Sipas ankesës penale të lëshuar nga Gjykata Federale në Virginia të SHBA-ve, thuhet se hakeri kosovar Ardit Ferizi ishte futur në serverin e një kompanie amerikane, kishte vjedhur të dhënat e 1300  zyrtarëve amerikan dhe ja kishte dhënë këto të dhëna Shtetit Islamik.
Këto të dhëna Arditi i kishte shkëmbyer me Junaid Hussain, ish-udhëheqës i Kalifatit Kibernetik (CyberCaliphate), pjesë përbërëse e Shtetit Islamik që ishin autor të sulmit të llogarive të Komandës Qëndrore të SHBA-së në rrjetet sociale këtë vit. Sipas ankesës penale të dhënat që kishte siguruar hakeri kosovar do të përdoreshin për të sulmuar ata shtetas amerikan.
Junaid Hussain ishte vrarë në muajin gusht në Siri nga një sulm ajror amerikan. Grupi i tij kishte shfrytëzuar rrjetet sociale për të rekrutuar pjesëtarë të ri të ISIS-it kryesisht me arsyen për të ju bashkuar luftës në Irak dhe Siri.
Ndërsa Fox News shkruan se hakeri kosovar Ardit Ferizi apo ndryshe siç njihej me nofkën Th3Dir3ctorY duket se mosha e re e kishte bërë atë tepër të pakujdesshëm ngaqë shpesh herë në internet sulmet e tij i paraqiste edhe me emrin e tij personal, Ardit. Ai përdorte po këtë emër edhe ne rrjete sociale të ndryshme, dhe kishte shfrytëzuar po këto rrjete sociale për të komunikuar me ISIS.

I dyshuari udhëheq një grup hakerash në Kosovë
hakeri-kosovar1Sipas ankesës penale, Ferizi besohet të jetë lider i një grupi të hakerave njohur si “Kosova Hacker Security.
Policia Malajzisë tha se hakeri 20-vjeçar kishte hyrë në vend në gusht 2014 për të ndjekur studimet për shkenca kompjuterike dhe mjekësi ligjore kompjuter në një kolegj në Kuala Lumpur.
Autoritetet e Malajzisë e kishin monitoruar atë për disa muaj pas marrjes së informacionit nga FBI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.