Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pogradec, manipulohet vrasja e të riut, denoncohen publikisht të implikuarit

15/10/2015
Pogradec, manipulohet vrasja e të riut, denoncohen publikisht të implikuarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vit pas vrasjes së 28-vjeçarit Kelment Hoxhallari, familjarët e të riut nga Starova e Pogradecit akuzojnë autoritetet për manipulimin e ngjarjes. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, nëna e viktimës, Adelina Hoxhallari pohoi se konflikti për një çështje pronësie që i mori jetën të birit të saj ka si autorë 5 persona, ndërsa janë dënuar minimalisht vetëm 2 prej tyre. Hoxhallari hodhi akuza se pas kësaj vrasjeje fshihen persona me pushtet politik.
“Kam marrë dëshminë e një gruaje që shiste misra pak metra larg vendit të ngjarjes. E kam regjistruar gruan dhe ia kam çuar edhe prokurorisë, por prokurorët Dorina Bejko dhe Sotir Kllapi nuk e morën parasysh. Krimi ndodhi në një lokal dhe atje ka pasur kamera, por filmimet e zhdukën. Pronari dhe kamerieri i barit nuk dëshmuan nga frika, se u kërcënuan. Por djalin ma goditën me thika 5 veta. 2 prej tyre i mbanin duart mbrapa dhe të tjerët e kanë goditur me thika. Por ekspertiza nuk gjeti as thikën dhe asgjë tjetër. Në këtë çështje kanë ndërhyrë njerëz me pushtet. Dënuan vetëm njërin prej tyre vetëm 12 vjet dhe 1 tjetër për moskallëzim krimi, ndërkohë që ata ishin bashkëpunëtorë në krim bashkë me ata të tjerët”, shpjegon Adelina, pretendimin e saj.
Ndërkohë, nëna e 28-vjeçarit të vrarë, ka pretendimet e saj edhe për procesin gjyqësor. Sipas saj, ngjarja është manipuluar, nga policët, deri te mjekët dhe ekspertiza, për të mbërritur manipulimi në prokuroi e deri në gjykatë. Duke denoncuar me emra konkretë, ajo rendit edhe “listën” e manipulatorëve, sipas saj, me emra konkretë personash, në polici, mjekësi, prokuroi e gjykatë.
“E gjithë ngjarja u manipulua. Që nga policët dhe ata që bënë ekspertizën, deri te spitali, gjyqi me prokurorët dhe gjykatësit, se ishin 3 gjykatës, Liradin Lila, Admir Belishta dhe Arben Lera. Prokurorja Dorina Bejko e ka manipuluar procesin bashkë me Sotir Kllapën. Ata i fshehën të gjitha provat dhe thikat nuk u gjetën. Kërkova të shihja ekspertizën nga mjeku ligjor Hasan Laho, por ma kanë fshehur se edhe atë e kanë kërcënuar. Vrasja ishte programuar. Gjykata e uli dënimin nga 18 vjet në 12 se gjoja ai ishte jetim. Ne kërkojmë drejtësi, se na morën dritën e syve kot. Dora vrastare ma mori djalin e vetëm e më mbylli derën”, rrëfen më tej Adelina, nëna e Kelment Hoxhallarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
Rama lajmëron prishjen e stadiumit Selman Stërmasi, çfarë do ndodhë me tatimin e Jashtëzakonshëm

Çfarë vendimesh mori sot qeveria. Lini, pasuri kulturore

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026
NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

NISI NË VARSHAVË/ Poloni–Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare për duelin e “play-off”-it të Botërorit

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.