Ballist Morina/Si u kthye droni në simbol të shqiptarëve

Ballist Morina/Si u kthye droni në simbol të shqiptarëve

245
0
Shares

Një vit më parë, Ismail Morina ngriti dronin me flamurin me simbolet kombëtare shqiptare në Beograd. Sot droni është kthyer gjithashtu në një simbol të shqiptarëve. Përpara se ta shohim atë si evoluim të teknikës, ne shqiptarët e shohim atë si rikthim të forcës, urtësisë dhe vendosmërisë shqiptare në rajon.

Droni ynë nuk kishte armë dhe as synonte të qëllonte ndonjë objektiv. Droni atje mbi stadium në Beograd ndërkohë që histeria serbe kishte nisur mbi futbollistët shqiptarë dhe vetë shqiptarët shënoi simbolikisht faktin se shqiptarët dinë të përgjigjen në formën më të lartë të mencurisë dhe guximit edhe ndaj formave më të ulëta të histerisë dhe verbërisë nacionaliste.

Sot “aviatori” i dronit është në një qeli burgu në Tiranë për shkelje të ligjit. Ligji është njësoj për të gjithë. Por kjo nuk zbeh madhështinë e aktit që kreu Ballisti para një viti në stadiumin e Beogradit ndërsa po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes Serbi-Shqipëri e cila nuk ia doli të mbaronte aty. Si shumë ndeshje të tjera mes shqiptarëve dhe serbëve, ajo mbaroi në Europë, jo në fushë por në tavolinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY